Përfaqësuesja e Letonisë në futboll në konkurrencën e femrave nuk kishte udhëtuar në Angli me pritshmëri të mëdha për ndeshjen kualifikuese për Botërorin e vitit 2023.

Letonia renditet e 102-a në ranglistën botërore të FIFA-s dhe ka një skuadër relativisht të re. Por humbja 20:0 nga Anglia, javën e shkuar, sigurisht që nuk ishte rezultati për të cilin kishin shpresuar…