
“Akumulatori” quhej klubi mitrovicas i boksit ku Lah Nimani po punonte me zell. Një prej boksierëve me të ardhme në atë klub, në fillim të viteve shtatëdhjetë të shekullit të kaluar, ishte Xhevdet Peci.
Peci kishte nisur pak vonë karrierën e boksierit – në moshën 16-vjeçare. Por Lah Nimanit, trajneri më i mirë shqiptar i boksit, menjëherë i ra në sy e majta e fuqishme…