
Përfaqësuesja e Spanjës ka mbërritur në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku nga ora 19:00 do të mbajë stërvitje para ndeshjes kualifikuese me Kosovën.
Ndeshja Kosovë – Spanjë, e vlefshme për eliminatoret e botërorit “Katari 2022”, do të luhet të mërkurën në Prishtinë.
Para stërvitjes, do të mbahet konferenca për media e përfaqësueses spanjolle.
Advertisement