
Fidan Aliti, Mirlind Kryeziu e Blerim Xhemaili kanë startuar te Zuerichu që fitoi 1:0 ndaj kampionit në fuqi të Zvicrës, Young Boysit. Wilfried Gnonto shënoi golin e vetëm në minutën e 83-të.
Ndeshja e së dielës i ka takuar xhiros së 15-të të kampionatit helvetik. Me fitore, Zuerichu ka ruajtur vendin e parë në tabelë. I ka 31 pikë.
Lindrit Kamberi qëndroi në stol te Zuerichu.
Advertisement